Policia kantonale e Sht.Gallenit, Thurgaut dhe Cyrihut bëri nje kallezim penal kunder 21 burra te cilen u arrestuan dje, kjo sipas burimeve te policise federale dhe atyre kantonale.

Një operacion i madh policor u krye të martën në tre kantone gjermanofolëse. Në St. Gallen, Thurgau dhe Cyrih, policia arrestoi 21 burra.

Tre automjete u jane konfiskuar. Ministria Publike e Cyrihut ka hapur gjashtë procedura penale për shkelje të rënda të Ligjit për Trafikun Rrugor. Në kantonin e Thurgau dhe St. Gallen, pesëmbëdhjetë procedura të ngjashme po ashtu janë hapur. Të gjithë te akuzuarit banojnë në Zvicër.

Sipas provave paraprake, të dyshuarit morën pjesë në garat e paligjshme të makinave. Shoferët e dyshuar janë kryesiht të kombësisë serbe dhe shqiptarë nga Kosova por disa edhe te komuniteve tjera. Ata janë midis moshës 21 dhe 38 vjeç

Artikulli paraprakFËMIJA I SËMURË I BLLOKUAR NGA BORA DERGOHET NE SPITAL ME ZJARREFIKES
Artikulli tjetërVRAU GRUAN DHE FAMILJEN E SAJ, U SHTIR SI E SHOQJA QË TË MOS I ZBULOHEJ KRIMI