Autoritetet greke kanë arritur të vënë në pranga një 19-vjeçar shqiptar, i cili është kapur me një sasi të konsiderueshme droge të llojit kanabis sative.

Ka qenë skuadra DIAS që ka kryer operacionin në lagjen “Patisia” të Athinës, ku fillimisht 19-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u kap me 280 gram kanabis, ndërsa pas kontrollit në banesën e tij u gjetën edhe 34 kilogramë e 280 gramë të tjera.

Po ashtu u gjet dhe u sekuestrua 1 peshore dhe 3 telefona celularë.