Një 23-vjeçar shqiptar banues u arrestua nga karabinierët në Pisa, pasi u kap me 20 kg drogë.

Siaps medieve italiane, mësohet se shqiptari ishte duke udhëtuar me një automjet në Versilia mbrëmjen e kaluar, ndërsa ka shtuar shpejtësinë sapo ka pikasur patrullën e policisë.

Kjo bëri që të niste aksioni për ndalimin e tij. Brenda mjetit ndodhej edhe një pitbull i egërsuar, por policët nuk u dekurajuan për shkak se njëri prej tyre ishte trajnues i qenve.

Brenda mjetit u gjet edhe 1 kg amnezi, i përbërë nga marihuanë e prerë me metadon dhe heroinë. Mediat italiane shkruajnë se lënda është një koktej vdekjeprurës që shkakton dëme serioze në trurin e përdoruesit.

Nëse lënda narkotike prej 20 kg marijuanë do të ishte shitur në tregun me pakicë destinuar për në Liguria, do t’i sillte 250 mijë euro fitime. Shqiptari u dërgua në burg, ndërsa qeni iu rikthye familjes.