VASIL PRRONI ABUZOI SEKSUALISHT ME 17 VJEÇAREN. Një vajzë e re është abuzuar seksualisht në Shkodër. F.L., 17 vjeçe me banim në metropolin verior, ka denoncuar në polici abuzimin seksual të pësuar nga një 25 vjeçar prej 2 ditesh . Siç raporton policia e shkodres , si përgjegjës për kete ngjarje u bë arrestimi i Vasil Prronit.

Ai u kap gjatë ditës së diele, pasi mësohet se të shtunën, në automjetin e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me F.L. Dyshohet se i riu kishte pëlqim ndaj së resë prej kohësh dhe se e ngacmonte atë, ndaj për ta bërë të “tijën”, ka përdorur dhunën duke e futur në makinën e tij, ku dhe e ka përdhunuar. Pas ngjarjes, e reja është drejtuar në polici për të kallëzuar gjithë sa kishte ndodhur dhe duke çuar në prangosjen e abuzuesit. Mbi Vasil Prronin tashme rendon akuza e veprës penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.