Policia e Bulqizës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, ndërsa në pranga është vënë 27-vjeçar Sajmir Duriçi.

Policia thotë se pas kontrollit rezultoi se nën sedilen e pasme të automjetit, që drejtohej nga Duriçi ishte fshehur një çantë ku brenda saj kishte një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sattiva.

Nga informacionet e grumbulluara dyshohet se do ta shiste në doza të vogla.
Në njoftimin e policisë thuhet se: “Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas po përgatitej të shiste lëndë narkotike në doza të vogla,

nga efektivët e Sektorit për Krimet në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në hyrje të qytetit të Bulqizës kanë ngritur një pikë kontrolli ku kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin Sajmir Duriçi, ku gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se drejtonte automjetin pa u paisur me leje drejtimi”.

Materialet do referohen në Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Prodhimit dhe shitje të narkotikëve” , “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt ”.