Një 28 vjeçar nga Tirana është arrestuar sot nga Policia.

Sipas njoftimit zyrtar mësohet se, është arrestuar në flagrancë i riu me inicialet E. C., banues në Tiranë, pasi në rrugën e Elbasanit ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur.Mbi 28-vjeçarin rëndon akuza e “Drejtim i mjetit në gjendje të dehur”.

Njoftimi i Policisë
Më datë 13. 10. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. C., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.