Një 28-vjeçar është vënë në pranga në Elbasan, pasi akuzohet se ka tentuar të kryeje marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë të re.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasinA.B, 28 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale më dhunë, me një shtetase.

Ndërkohë, burime pranë bluve të Elbasanit thanë se arrestimi i 28-vjeçarit erdhi pas kallëzimit të vajzës 26-vjeçare. Mësohet se vajza ka thënë se kishte dalë me personin që akuzon për të pirë kafe për t’u njohur.

Në një moment, ata ndodheshin të dy në makinë dhe pikërisht djali ka përfituar nga rrethanat duke tentuar ta përdhunojë, pretendon e reja.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur nē tentative’, parashikuar nga nenet 102 e 22 të Kodit Penal”, bënë me dije këtë të enjte burime zyrtare nga Policia.

Artikulli paraprakPUSHOI HETIMET PËR TENDERAT DHE NUK HETOI KRYEBASHKIAKUN E FIERIT, ANKIMOHET KONFIRMIMI I PROKURORIT BESNIK CANI
Artikulli tjetërSHKRIMTARJA DANIEL STEEL NË LIBRIN GINES