Policia hollandeze arrestoi një person, sepse dyshohej se ky i fundit po planifikonte sulme terroriste në Francë.

Ai u arrestua në portin e Rotterdamit.32 – vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik u arrestua të dielën me kërkesë të autoriteteve franceze. Sipas mediave të huaja, i arrestuari kishte lidhje me Reda Kriket, një person i cili përveçse po planifikonte sulme të tjera terroriste, është i lidhur dhe me ato të nëntorit në Paris. I dyshuari do të ekstadohet së shpejti në Francë ndërsa Mianistri i brendshëm Bernard Cazeneuve falenderoi policinë franceze dhe atë hollandeze për arrestimin e 32 – vjeçarit, duke e cilësuar si një tjetër fitore ndaj terrorizmit.

Artikulli paraprakFunny Horoscope – 27.03.2016
Artikulli tjetër“ANGELA MARTINI, MË E MIRA NGA SHQIPËRIA”