Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi: Ervis Paçrami, 34 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” . Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur Parrucë, lagje Qemal Stafa, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit.

Shoqërimi i shtetasit të lartëpërmendur është konform ligjit pasi ka goditur dhe kundërshtuar punonjësin e policisë. Mësohet se 34 vjecari e kishte parkuar makinën e tij dyshe në rrugë për disa minuta.

Në një moment është afruar patrulla e policisë e cila i ka kërkuar këtij të fundit dokumentacionin e më pas kur e ka sqaruar se kishte shkelur rregullat e qarkullimit i ka vendosur gjobë.

Por ky veprim mesa duke ka revoltuar 34-vjecarin i cili ka nisur të kundërshtojë uniformat blu. Më pas në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë së rendit të cilët kanë bërë shoqërimin e tij në komisariat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”

Artikulli paraprakBOGA PA UJË E DRITA, RINIA PO LARGOHET
Artikulli tjetërSHKODËR, FINALJA E KONKURSIT “FJALA ARTISTIKE”