Arrestohet 40-vjeçari që planifikonte sulme terroriste. I sekuestrohen armë dhe municione

Policia gjermane arrestoi në Berlin një 40-vjeçar, të dyshuar se po përgatiste një sulm terrorist. Gjatë kontrollit në banesën e tij, hetuesit gjetën dhjetëra armë, mes të cilave automatikë e pistoleta si dhe 30 arka me municion. Hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për një sulm të mundshëm me motive ekstremiste islamike. 40-vjeçari i arrestuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës kishte shtetësi gjermane por identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Ai ishte vënë nën hetim prej kohësh nga drejtësia gjermane, që aktualisht po heton për të zbuluar fakte konkrete për sulmet e planifikuara.

Artikulli paraprakFYERJET,BASHA NË MBROJTJE TË GAZETARËVE:RRUGAÇËRI E RAMËS
Artikulli tjetërVEPRIMI I MREKULLUESHËM I ÇIFTIT SHQIPTAR QË PËRLOTI RRJETIN