Një 47-vjeçar i dënuar me 10 vjet burg për vrasje është arrestuar nga policia kufitare e Kakvijës gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër.Në pranga u vu Ëngjëllush Agallija, 47 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kryerjes së verifikimeve përkatëse rezultoi se ky shtetas ishte person në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me numër vendimi 60, datë 30.09.2015, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “Vrasja me dashje”, dhe “Rrethanat rënduese”, parashikuar nga nenet 76 a) dhe 50 c) të Kodit Penal.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE