Një 65-vjeçar M.E. është arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjet 1 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Pas informacioneve të marra se në banesën e tij gjendje drogë, polica e Tepelenës ka nisur hetimet dhe pas evidentimit ka goditur rastin duke e arrestuar 65-vjeçarin në flagrancë.

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij u gjet 1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Artikulli paraprakGAZMENT BARDHI PUBLIKON VIDEON E MASKAVE TË SKADUARA: PROKURORIA TË MOS HESHTË
Artikulli tjetërTONIGHT – 10.03.2020