Arrestohet autori i dytë i sulmit në metronë e Londrës

Një person i dytë është arrestuar lidhur me sulmin e të premtes në Metronë e Londrës, informon policia. 21 vjeçari është arrestuar në Hounslow, në perëndim të Londrës, të dielën nga skuadra e antiterrorit. Ndërkohë dje u arrestua një 18 vjeçar. Nga sulmi i të premtes 15 shtator mbetën të lënduar 30 persona.