Arrestohet personi i gjashtë për grabitjen brenda aeroportit të Rinasit në datë 9 prill, ‘Daja’ nga Kosova. 50-vjeçari, identiteti i tw cilit ende nuk dihet është arrestuar pasditen e sotme tek Shkëmbi i Kavajës.

Ishte i penduari i drejtësisë Alkond Bengasi personi që përmendi përherë të parë para hetuesve përfshirjen e një personi nga Kosova me pseudonimin ‘Daja’.

Me të njëjtin pseudonim, ‘Daja’ në rrëfimin e tij, Alkond Bengasi i referohet edhe Admir Muratajt, tropojanit që u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes.

“Unë shkoja shpesh në banesën e Klementit e cila ndodhej afër shtëpisë time dhe në këtë banesë vinte shpesh edhe Admir Murataj.

Po ashtu e kam takuar Admirin edhe me një person tjetër nga Kosova i moshës rreth 50 vjeç, qeros, të cilin Admiri e thërriste me pseudonimin “Daja”” deklaroi Bengasi para grupit hetimor.

Artikulli paraprakKRYESIA E PD VENDOS: ÇDO TË ENJTE DO TË BLLOKOHEN RRUGËT NË TË GJITHË SHQIPËRINË
Artikulli tjetërGJENDET NJË KËMBË NJERIU NË RRUGËN KU KALONIN NXËNËSIT