DENIS ARRILA ARRESTOHET PAS NJë JAVE Në KRYEQYTET. Arrestohet në Tiranë 28-vjeçari Denis Arrila, i akuzuar për vrasjen e 26-vjeçarit Indrit Halili, një javë më parë në Shkodër.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Arrilla është kapur në zonën e njohur si “Brryli” në kryeqytet, dhe nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit. Sipas policisë, Denis Arrila ekzekutoi me 20 plumba kallashnikovi 26-vjeçarin Indrit Halili, pas një sherri në një ndeshje futbolli. Mësohet se dy të rinjtë kishin shkuar në kalçeto dhe ishin kundërshtarë në lojë. Gjatë lojës ka pasur një grindje mes viktimës dhe autorit të krimit. Sipas bluve, Indriti e ka goditur me grusht në fytyrë Denisin dhe ky i fundit ka lënë lojën duke i thënë se “do të shihemi sërish dhe se nuk ta fal këtë që më bëre”. Denis Arrila ka shkuar në shtëpi ku ka marrë armën dhe ka pritur viktimën deri sa të kthehej në banesë. Menjëherë pasi ka mbaruar lojën, Indrit Halili është ndarë nga shokët dhe ka qenë duke ecur në këmbë për në drejtim të banesës së tij. Vetëm pak metra larg shtëpisë, i është afruar një automjet nga ku ka dalë atentatori Arrila, i cili ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të bashkëmoshatarit të vet duke e lënë të vdekur. Më pas agresori duke përfituar dhe nga errësira është larguar me shpejtësi.  Grupi hetimor, pas provave të mbledhura dhe dëshmive të marra nga personat që kanë qenë në kalçeto duke luajtur ka shpallur në kërkim si të dyshuar kryesor Denis Arrilën

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/w9G6NS_26ro?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]