Arrestohet bullgarja ,u kap në Qafë Thanë me 21 pako me kanabis

Një tjetër rast i trafikut të drogës është goditur nga policia shqiptare. Një 28-vjeçare bullgare, Maria Piskova, është arrestuar në doganën e Qafë Thanës në tentativë për të dalë nga Shqipëria me makinën e mbushur me kanabis. Ajo udhëtonte me mjetin tip “Mercedes-Benz” me targa BL987TS. Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë, ku në bashkëpunim edhe me strukturat e Doganës u krijuan dyshime se në të mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar, konkretisht në pjesën e prapakolpit të këtij mjeti u konstatuan 21 pako me kanabis sativa

Artikulli paraprakSHQIPERIA TRE MEDALJE NE EUROPIANIN E PESHENGRITJES NE SPLIT TE KROACISE
Artikulli tjetërRRËFIM – TONIN DEMA