Kishin shitur kokainë për vite të tëra në qendër dhe në periferi të qytetit, por tani janë arrestuar.

Policia e Perugia ka zbatuar urdhrin e arrestit nga gjykata kundër një çifti shqiptaro-rumun, i njohur tashmë për problemet me ligjin.

Çifti me banim në rrethinat e Perugias, u prangosën për posedim dhe shitje të drogës.
Policia i hetoi ata për rreth 8 muaj. Sipas skemës së ndërtuar nga karabinierët, midis 2015 dhe dhjetorit 2017, ata kanë shitur të paktën 240 gram kokainë te 7 persona të ndryshëm në provincë.

Në muajt maj dhe dhjetor 2017, të dy u kapën dhe u raportuan në paraburgim me qëllim shitjen e drogës. Në rastin e parë, ata u zbuluan me 89 gramë kokainë të pastër, në të dytin, 7 gramë kokainë.

I arrestuari është vendosur nën arrest shtëpiak, ndërsa ndaj gruas, është vendosur masa e sigurisë detyrim me paraqitje