Një shtetas grek është arrestuar sot në pikën kufitare të Kakavijës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky shtetas, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte dënuar në Poloni me 8 vjet burgim për veprën penale “Mashtrim me pasoja të rënda”.

Mësohet se ndalimi i tij është bërë rreth orës 16:00.