NESËR PRITET TË DALË PARA GJYKATËS PËR MASËN E SIGURISË
Policia e kryeqytetit ka arrestuar mbrëmjen e sotme, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin.

Policia ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për masën e arrestit me burg për Guvernatorin Fullani. Fullani eshte derguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.
Arrestimi i tij është bërë më urdhër të Gjykatës, sepse prokurori Ramadan Troci ka dorëzuar sot kërkesën e arrestimit. Bashke me Fullanin, numri I te arrestuarve shkon ne 18, ndersa burimet flasin per arrestime te reja.
Ardian Fullani do t’I nënshtrohet të gjitha masave ligjore dhe do merret në hetim sa i takon skandalit të vjedhjes së Thesarit të Shtetit.
Neser pritet qe guvernatori i Bankes Qendrore të dalë para gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Mësohet se arrestimi i Guvernatorit Fullani ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bankën e Shqipërisë, në zyrat e institucionit të tij, pranë sheshit “Avni Rustemi”.Arrestimi ka në qendër të tij skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit.