Një 52 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg.

– F.M, 52 vjeç, banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim pasi, më datë 18.12.2018, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”

“Gjithashtu gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi edhe disa dokumente në gjuhën italiane të cilat dyshohet se mund të jenë të falsifikuara”, informon policia e Tiranës.

Në përfundim të veprimeve ky shtetas u procedua edhe për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose vizave”

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda, Tiranë

Artikulli paraprakTENDER PËR SIGURINË NË AEROPORT, TIA HAP GARËN PËR KOMPANITË NDËRKOMBËTARE TË INTERESUARA
Artikulli tjetërNJË NGJARJE E RËNDË TRONDIT EUROSONG