Policia ka arrestuar në Mirditë një person të dënuar për prodhim dhe shitje droge, me 7 vjet burg.

Policia e Lezhës ka mundur të vërë në pranga dy vjet pas operacionit “Buon Giorno” një prej autorëve të shpallur në kërkim. Algert Mikeli, 35 vjeç nga Mirdita është dënuar nga gjykata e Apelit e Shkodrës, për prodhim dhe shitje narkotikësh me 7 vite burgim.Në nëntor të 2015, në sajë të operacionit “Buon Giorno” u sekuestruan 15 kg kanabis sativa dhe u arrestuan dy persona. Dy të tjerë, një prej të cilëve dhe 35-vjeçari u shpallën në kërkim

Artikulli paraprakBYPASSI, BANORËT KËRCËNOJNË ME GREVË URIE
Artikulli tjetërU KAP ME 10 KG HEROINË, DENOHET SHQIPTARI