Pesë persona janë arrestuar, në kuadër të një operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës, nga Brazili drejt Italisë, mes tyre është dhe një shqiptar.

Operacioni ndërkombëtar i koduar “Brasile Low Cost”, i drejtorisë së antimafias në Romë dhe policisë së shtetit nisi në orët e para të mëngjesit të 30 janarit dhe urdhërarrestet janë ekzekutuar njëkohësisht në Shqipëri dhe në Itali informoi Guardia di Financa.

Bëhet fjalë për Dorian Petokun, shqiptar i datëlindjes 1988, shtetasin malazez Tomislav Pavlovic, datëlindja 1988 si dhe shtetasve italianë Salvatore Casamonica, aktualisht në burg, Silvano Mandolesi, në aktualisht në arrest shtëpie dhe Marcello Schiaffini, datëlindja 1966 edhe ky në arrest shtëpie aktualisht.

Arrestimi ne Tirane- Policia e Shtetit informoi se arrestimi i Petokut është bërë në Tiranë.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit

pas informacioneve të marra në rrugë operative, kapën dhe arrestuan përkohësisht shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, D.P. 31 vjeç, nga Tirana. Gjykata e Romës, Itali ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit “Gramigna” kundër një karteli që kishte qëllimi furnizimin me drogë të tregjeve romane dhe napoletane.

Mes të arrestuarve është dhe Salvatore Casamonica një eksponent i rëndësishëm i klanit amfioz Casamonica që vepron në territorin e Romë.
1 ton kokaine per çdo udhetim

– Hetime kanë zbardhur se ky grup kriminal kishte organizuar trafikimin e rreth 7 tonë kokainë e cila do të furnizonte tregjet e shitjes së drogës në territorin e Romës e Napolit. Transporti i kokainës do të kryhej përmes një avioni privat i cili do të merrte 1 tonë drogë për çdo udhëtim. Shtetasi italian Casamonica kishte kontakte me trafikantët amerikano jugorë dhe për të lidhur marrëveshje për transportimin e gati 7 tonë kokainë në vit në Itali.

Roli i shqiptarit- Policia italiane informon se shqiptari Dorian Petoku kishte rolin e ndërmjetësit me trafikantë brazilianë me të cilët dakortësonte sasinë e kokainës që duhej transportuar.

Këtë rol e kryente në bashkëpunim me malazezin Tomislav Pavlovic i cili udhëtonte shpesh në San Paolo të Brazilit ku kryente rolin e financierit që paguante paratë për të korruptuar punonjësit e doganeve në aeroportet e Brazilit.

Agjenti i infiltruar i DEA- Me infiltrimin e një agjenti sekret të DEA, amerikane, u mundësua vendosja e kontaktit të drejtpërdrejtë me këtë grup kriminal duke vënë në dispozicion avionin e pilotin me të cilin do të transportohej droga.

Kokainë e importuar llogaritej të ishte nga 500-1000 kg me një vlerë përfitimi prej 3.5 milionë euro. Por kjo ngrakesë droge nuk u bë e mundur të transportohej pasi kreu i këtij grupi kriminal Salvatore Casamonica u arrestua në korrik të 2018 nga Antimafia e Romës.

Pas këtij arrestimi plani per trafikimin e kokaines u braktis nga ky grup kriminal.

Artikulli paraprakVLEFSHMËRIA E KARTAVE TË IDENTITETIT QË SKADONIN, ZGJATET DERI NË FUND TË VITIT
Artikulli tjetërRUMUNI ÇON NË GJYKATË 3 SHQIPTARËT: NUK MË PAGUANIN PER PUNEN QE BEJA