Ditën e sotme është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, një i kërkuar nga policia greke.

Elton Shehu, nga Tepelena, me mbiemër të ndryshuar ‘Bleta’, është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Shehu po udhëtonte me makinën e tij, dhe pasi ka kaluar në Kakavije është ndaluar nga policia greke, ku siç thonë burimet, ka bërë rezistencë ndaj kontrollit. Mësohet se Shehu është një eksponent i njohur në fushën e trafikut të drogës në Gjirokastër, Vlorës dhe Fierit.

Për të ishte lëshuar një urdhër-arresti nga policia greke. Në Shqipëri, Elton Shehu nuk rezulton i kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Nuk dihen ende detaje për aktivitetin e tij kriminal për të cilin është arrestuar nga mediet greke.