Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se sot është arrestuar personi që sulmoi me bojë deputetin Ralf Gjoni.

Teksa u ndal t’u kthente përgjigje deputetëve që kritikuan për sjelljen e policisë në protestat e opozitës, Lleshaj u ka dalë në mbrojtje uniformave blu. Sipas tij, ajo polici që sot opozita e re po e sulmon, është e njëjta që i ka mbrojtur deputetët e rinj që të futeshin në Kuvend shëndoshë e mirë.

“Një deputet që nuk është këtu (i referohet Ralf Gjonit) doja t’i thoja që policia ka sakrifikuar edhe për t’ju mbrojtur ju, nga partia që ju ka sjellë në Kuvend, që është absurd i madh, absurd historik.

I kemi vënë policët përballë zjarrit, këtu për të mbrojtur ndonjë deputet i caktuar nga opozita që sot është jashtë parlamentit të mbërrijë shëndoshë e mirë në sallën e parlamentit.

Është turp i madh historik. Sot, policia arriti të kapë një nga sulmuesit e njërit prej deputetëve që e sulmuan në mënyrën më të padenjë në rrugën për të ardhur për të bërë betimin me bojë, me një qasje të paparanushe për epokën e sotme”, u shpreh Lleshaj.

Deputeti Ralf Gjoni u sulmua me bojë më 21 mars të 2019, teksa po dilte nga shtëpia e tij për të shkuar në parlament, ku do të bënte betimin.

Artikulli paraprakGRABITJA NË RINAS, GJYKATA E APELIT LË NË BURG RAGIP HAJDININ
Artikulli tjetërPROTESTAT NË SHQIPËRI, HAHN: IMAZHI, NDIKIM TË MADH TE VENDIMMARRËSIT NË BE