Arrestohet i riu , qëlloi me kallash natën e ndërrimit të viteve.

Një i ri është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës pasi qëlloi me kallash natën e ndërrimit të viteve. Daniel Hazizaj, nga fshati Valare ka qëlluar me kallash në ajër në 31 dhjetori.

Prokurori Julian Cafka ka kërkuar masën e sigurisë “Burg pa afat” dhe gjykata e miratoi.

Ky aksion vjen pas paralajmërimit që bëri drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu,

se të gjithë ata që kishin përdorur kapsolla, fishekzjarre dhe armë gjatë ndërrimit të viteve, do të procedoheshin nga Policia.