Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro është arrestuar nga Policia e Tiranës mbrëmjen e 24 marsit. Arrestimi i Duros u bë pas denoncimit të ish-bashkëshortes së tij me të cilën është divorcuar prej një viti.

Ajo ka deklaruar se ish-bashkëshorti e përndjek. Prej datës 24 mars, Klodian Duro ndodhet në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa mësohet se edhe më herët ish-bashkëshortja e tij ka pasur urdhër mbrojtje nga Gjykata.

Ish-futbollisti i kombëtares akuzohet për dhunë psikologjike dhe përndjekje ndërsa nesër në orën 10:00 pritet të dalë para gjykatës për të mësuar masen e sigurimit personal që do të marrin ndaj tij togat e zeza. Pra nëse do të hetohet në gjendje arresti me burg, apo i lirë.

Artikulli paraprakBE PËRFUNDON FORMALISHT ÇELJEN E NEGOCIATAVE ME SHQIPËRINË! MINISTRIA E JASHTME: MESAZH POZITIV PËR RAJONIN
Artikulli tjetërLAJM I MIRË/ TË HËNËN NISIN FLUTURIMET PËR RIATDHESIMIN E SHQIPTARËVE TË MBETUR JASHTË ATDHEUT, SI DO TË FUNKSIONOJË