Arrestohet ish kreu i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku, i cili ishte në kërkim prej nëntorit prej vitit 2019. Ai u arrestua pasi u paraqit në gjendje të rëndë në spitalin privat Continental për shkak të Diabetit.

Kanë qenë vetë mjekët që kanë lajmëruar policinë se ai ndodhej aty, pasi ai ishte shpallur prej disa muajsh në kërkim.

Kajmaku akuzohet për shpërdorim detyre dhe ushtrim të funksioneve jashtë afateve të mandatit të tij.

Artikulli paraprakPOLICIA ZBULON LABORATORIN E HEROINËS NË ITALI, ARRESTOHEN EDHE DY SHQIPTARË
Artikulli tjetër“SË SHPEJTI NË KANTIER”, RAMA NXJERR VIDEON DHE PREZANTON PROJEKTIN E PARKUT TË SHTËPISË SË PAVARËSISË