Ish presidenti francez Nikolas Sarkozy është në paraburgim pasi akuzohet se ka marrë fonde nga ish diktatori libian, Colonel Gaddafi.

Sipas Le Monde ai po merret në pyetje nga policia në lidhje me financimin nga Libia për fushatën presidenciale të vitit 2007, të cilën ai e fitoi.

Një ish ministër dhe aleat i ngushtë i Sarkozisë, Brice Hortefeux, u mor gjithashtu në pyetje nga policia të martën në mëngjes në lidhje me hetimin.

Sarkozy, i cili shërbeu si president nga viti 2007 deri në 2012, gjithmonë ka mohuar të ketë pranuar ndonjë fond të paligjshëm gjatë fushatës dhe ka hedhur poshtë akuzat nga Libia duke i konsideruar ato groteske.

Në janar, biznesmeni francez, Alexandre Djouhri, i dyshuar nga hetuesit për ndërmjetësimin për të financuar fushatën e Sarkozy, u arrestua në Britani.

Sarkozi tashmë është urdhëruar që të gjykohet në një çështje të veçantë lidhur me financimin e fushatës së tij të dështuar në vitin 2012, kur ai u mposht nga Francois Hollande.

Ai mund të mbahet nga policia deri 48 orë para se të përballet me panelin e gjyqtarëve

Artikulli paraprakVIJON TË RRITET NIVELI I UJIT NË OBOT
Artikulli tjetërGRUPIT NEGOCIATOR ME GREQINË I SHTOHET DHE KSENOFON KRISAFI