Policia e Fierit ka arrritur ta arrestojë, juristin Ervis Bregasi nga Cakrani i Fierit, i shpallur në kërkim për korrupsion pasiv. Gjykata e Fierit ka caktuar më 26 maj ndaj tij, masën e sigurisë “arrest me burg.”

Ervis Bregasi u denoncua duke i marrë ryshfet një qytetari 300 mijë lekë! Qytetari Ariz Çervanaku, nga zona e Frakullës në Fier, u ankua se juristi i ZVRPP Fier, Ervis Bregasi, e kishte sorollatur për muaj me radhë për t’i nxjerrë çertifikatat e pronësisë së tokave.

Në fund, juristi i kërkoi 300 mijë lekë, ndërsa kamera faktoi momentin kur nëpunësi i shtetit merr edhe ryshfetin.

Artikulli paraprakAKSIDENTI, DY MAKINA PËRPLASEN ME NJERA-TJETREN
Artikulli tjetërNUK JEPNIN KUPON, GJOBITEN E MBYLLEN DHJETRA BIZNESEVE