Arrestohet “Mbreti i kokainës” tmerroi policinë plot 30 vite

Një nga krerët më të kërkuar të drogës në Amerikë, i njohur si “Mbreti i kokainës”, është arrestuar pas 30 vitesh ikje nga policia. Luis Carlos da Rocha, që mbante nofkën “Koka e bardhë” ka 30 vite që i eshte arratisur policisë, besohet se disa herë kishte bërë edhe operacione plastike të fytyrës, për ta fshehur identitetin e tij, raporton AFP. “Koka e bardhë” u arrestua në shtetin perëndimor brazilian Mato Grosso, njoftoi sot policia braziliane.