Karabinieria italiane ka arrestuar në Treviglio – pas në një urdhër ndërkombëtar arresti – një 38-vjeçar shqiptar, i cili kishte shkuar për një vizitë te një anëtar i familjes.

Personi po qëndronte në një hotel në Bariano. Karabinierët e Romano di Lombardia, përgjegjës për zonën, gjatë kontrolleve të zakonshme, kanë verifikuar se 38-vjeçari ishte i kërkuar për shkak se ishte dënuar me 4 muaj në burg për falsifikim të dokumenteve dhe ishte shpallur në kërkim nga gjykatat shqiptare. Ai u arrestua në hotel me gruan dhe fëmijët e tij, dhe pret ekstradimin drejt Shqipërisë.

Dënimi i tij ka ardhur pas tentativës për tu regjistruar më në universitet në Shqipëri, duke paraqitur certifikatën e shkollës, e cila nuk korrespondonte me origjinalen. Për këtë ai u dënua përfundimisht dhe më pas u kërkua dhe u lëshua edhe një urdhër arresti ndërkombëtar.