Policia italiane ka arrestuar sot në qytetin e Riminit shqiptarin H.S 37 vjeç i shpallur në kërkim europian për trafik kokaine.

37-vjeçari shqiptar kërkohej nga policia gjermane pas një operacioni antidrogë i ekzekutuar në pranverë të 2017 në territorin e Bavierës.

Shqiptari konsiderohej si një trafikant i madh droge që kishte mundur të organizonte një trafik të rëndësishëm kokaine mes Shqipërisë e Gjermanisë.

37-vjeçari H.S ishte arratisur nga territori gjerman e prej gati një viti fshihej në Rimini të Italisë.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë sinergjisë së bashkëpunimit me policinë gjermane e cila kishte mundur të lokalizonte banesën ku fshihej trafikanti shqiptar.

Aktualisht 37 vjeçari H.S ndodhet në burgun e Riminit në prijte të ekstradimit të tij drejt Gjermanisë.