Një shqiptar i konsideruar si tregtari më i madh i drogave të forta në Viterbo të Italisë ka përfunduar në prangat e karabinierëve. Ismail Rebeshi, u arrestua në kuadër të operacionit “Ichnos” i zhvilluar nga policia vendase.

Policia lokale e ka konsideruar 35-vjeçari shqiptar si “kokën” e trafikut të drogës mes Sardenjës, Lazio dhe Lombardisë. Ai ishte rezident prej vitesh në Tuscia.

Pronari i një pike makinash të vjetra si dhe i një klubi nate, ia kishte dalë të ishte në mesin e grupit të furnizuesve të kokainës dhe heroinës në Sardenjë. Grupi shiste lëndë narkotike edhe tek të miturit.

Rebeshi u arrestua së bashku me tre persona të tjerë si pjesë e operacionit të “Ichnos”. Të arrestuarit e tjerë janë Vincenzo Polito 48 vjeç nga Roma, Massimo Leoni 42 vjeç nga Como dhe Joseph Tinenzo 40 vjeç, banues Napoli.

Rebeshi ka siguruar 6 kg kokainë dhe 3 kg heroinë nga nëntori i vitit 2017 deri në shkurt të vitit 2018. Shqiptari ishte arrestuar edhe në vitin 2008 për trafik ndërkombëtar të drogës.