Kadri Rustemi në vitin 1991, kur ishte 52 vjeç, vrau për konflikt prone bashkëfshatarin e tij Xh. H, dhe tentoi të vriste dhe një tjetër person.

Pesë vite më pas gjykata e dënoi me 25 vjet heqje lirie, ndërsa Rustemi është vënë në pranga 27 vite më pas, në moshën 79 vjeç.

“Me vendim Gjykate Nr.38 datë 26.12.1996, ky shtetas është dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” parashikuar nga Nenet 76 dhe 76/22 të Kodit Penal.

Shtetasi Kadri Rustemi, në datën 26.07.1991 ka vrarë me armë gjahu shtetasin Xh.H dhe ka tentuar të vrasë shtetasin A.H, banues në Mallakastër”, njofton policia e Fierit.