Një shtetas kosovar i kërkuar në Gjermani për akuzën e “Vjedhjes me dhunë” është ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria. Policia informoi mëngjesin e 18 korrikut 2015:

“Arrestimi provizor i Taulant Muratit, 23 vjeç, banues në Zvicër, me kombësi Shqiptare (kosovare) dhe shtetësi Kosovare (Zviceriane) u bë pasi, kur është paraqitur për të kryer procedurat në dalje nga Republika e Shqipërisë dhe pas hedhjes së të dhënave të këtij shtetasi në sistemin TIMS, ka rezultuar se4 ky shtetas eshtë i shpallur në kërkim ndërkombetar nga Interpol Ëisbaten Gjermani për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën Penale “Vjedhje me dhunë “, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

PUBLICITET