Ishte nisur nga Greqia me makinen e tij në tragetin që të çon në Ankona por në mbërritje është zbuluar një sasi droge në automjetin e tij.

Të paktën 25 kg marijuanë janë kapur në portin e Ankonas dhe në pranga ka rënë një 40 vjeçar nga Maqedonia.

Siç raporton zougla, droga ishte e fshehur në një makinë që vinte nga porti i Igumenicës, e cila udhëtonte me tragetin Cruise Europa.

Sipas policisë italiane sasia e drogës kushtonte të paktën 200 mijë euro. 40 vjeçari u arrestua për trafik drogë, ndërsa tani autoritetet italiane po investigojnë sesi maqedonasi arriti të transportonte drogë pa u rënë në sy autoriteteve.