Policia greke thotë se kanë arrestuar nëntë vetë me dyshimin se krishin krijuar një rreth vicioz dhe shisnin bebe të sapo lindura tek çiftet që nuk mund të kishin fëmijë.

 

Një deklaratë policie e së hënës thotë se arrestimet erdhën pas një operacioni të dy policëve të infilturar të cilët hiqeshin si çift që donin të ‘blinin’ fëmijë. Policia bastisi një apartament në pjesën e sipërme të Athinës, sipas të dhënave të policëve pjesmarrës në operacionin e zbulimit.

 

Deklarata thotë se anëtarët e grupit kishin rënë dakord të shisnin një bebe 4 ditëshe tek policët e infiltruar për 18 mijë euro.

 

Nëna e bebes ishte një nga katër gratë bullgare të arrestuara.

 

Policia tha se një tjetër grua ishte shtatzënë dhe të tjerat sapo kishin lindur.

 

Policia dyshon se ky grup ka qenë aktiv në një aktivitet të tillë për të paktën 8 muajt e fundit.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE