Policia e Tiranes njoftoi sot sekuestrimin e 80 kilogrameve Cannabis Sattiva dhe te 6 armeve te zjarrit. Ne pranga jane vene nje burre rreth te 80-ave si dhe nje grua 41 vjecare. Ndersa nje person i trete, pjesetar i po te njejtes familje u shpall ne kerkim.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1, te cilet finalizuan operacionin e koduar “Kllojka”, arrestuan Xhelal Biraçin, 78 vjeç dhe Shahe Biraçin, 41 vjeçe. Ne kerkim u shpall nje 41 vjecar i identifikuar nga policia. Operacioni i cili mori emrin e fshatit Kllojkë, ku jetonte familja Biraçi, u krye pas informacionit të marrë se në banesën e tyre ka municion luftarak. Nga kontrolli i ushtruar u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 arme zjarri si dhe rreth 80 kg kanabis sativa.