Vijojnë kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë nga ana e policisë së shtetit. Kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë, personave të shpallur në kërkim dhe atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale

Vijojnë kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë nga ana e policisë së shtetit. Kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë,

personave të shpallur në kërkim dhe atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e trafiqeve të paligjshme apo në fushën e vjedhjes së pronës.

Gjatë kontrolleve në flagrancë është arrestuar personi Nael Shala(Fatri Krasniqi) 35 vjeç, banues në Kavajë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivët e Stacionit të Policisë Plazh kanë arrestuar në flagrancë pasi qarkullonte me armë zjarri.

Më datë 25.03.201i8, në rrugën Golem-Durrës ( në Plepa) duke udhëtuar me një mjet tip Benz, pasagjer në mjet është arrestuar nga Shërbimet e Policisë pasi dispononte armë zjarri pistoletë tip Bereta dhe 17 fishekë luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 278/2 të Kodit Penal

Artikulli paraprakTAKIMI I OPOZITES, BASHA: JEMI MBLEDHUR PËR ÇESHTJEN E INTEGRIMIT
Artikulli tjetërULET NIVELI I UJIT NË LIVADE, BANORËT: NUK KTHEHEMI