DREJTORI I POLICISË SË SHKODRËS ANALIZON OPERACIONIN 6 DITOR.

Drejtori i Policisë së qarku Shkodër Shaban Nexhi ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, lidhur me detajet e reja për aksionin antikanabis në Malësinë e Dukagjinit.Gjatë fjalës së tij Nexhi bëri të ditur se është bërë i mundur arrestimi i shtetasit të  kërkuarit Fatmir Shpati , 25 vjeç, banues në Grudë e Re, i dyshuar si autori i organizimit dhe sulmit, ku u goditën me armë zjarri helikopteri i ushtrisë dhe i Policisë së Shtetit.Ky është arrestimi i tretë në operacionin e Malësisë së Dukagjinit, mes të cilëve dy janë pjesë e grupit të zjarrit, që goditën 2 helikopterët e përfshirë në operacion, njeri I ministrise se mbrojtjes dhe tjeri I ministrise se brendshme I cili eshte rrezuar ne toke  gjatë ditës së dytë të operacionit.
Dje është dorëzuar në polici, Pal Dushku 19 vjeç, banues në fshatin Plan, komuna Pult. Ai akuzohet për veprat penale “Kundërshtim i Punonjësve të Policisë”, “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kultivim të lëndëve narkotike”.Po ashtu në pranga të policisë, ka rënë edhe Gjon Bungu, 52 vjeç, kryeplak i fshatit Plan, komuna Pult, i akuzuar për veprën penale të moskallëzimit të krimit dhe shpërdorimit të detyrës, pasi, nuk ka njoftuar në organet shtetërore për kultvimin e bimëve narkotike.Gjithashtu Nexhi bëri të ditur se nga strukturat e Drejtorisë së policisë së qarkut Shkodër në bashkëpunim me forcat e FNSH-së dhe ato RENEa dhe koordinimin me strukturat drejtuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ju janë asgjesuar nje sasi e konsiderueshme e bimev e narkotike duke analizuar aksionin e ketyre diteve Ndërkaq, kryepolici i Shkodrës, Nexhi njoftoi se gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në një stan bagëtish, në zonën e komunës Pult,  gjithashtu janë zbuluar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe tre armë zjarri. Këto armë janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme ne Laboratorin Qendror Kriminalistik në Tiranë.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/nnptyvX6U7s?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakXHUDO, MAJLINDA KELMENDI “PUSHTON” RUSINË
Artikulli tjetërBENZEMA E RONALDO I JAPIN FITOREN REALIT