POLICIA E SHTETIT KA ARRESTUAR EDHE KRYEPLAKUN E FSHATIT PLAN.

Bie në pranga e policisë një nga 10 personat e cilësuar si “grupi i zjarrit”, të cilët qëlluan mbi helikopterin e policisë gjatë operacionit antikanabis në Dukagjin.Pal Dushku 19 vjeç, banues në Fshatin Plan, komuna Pult u arrestua gjatë ditës së djeshme me iniciativë të tij.Sipas policisë, ky shtetas dyshohet se gjatë operacionit për asgjësimin e bimëve narkotike ka kundërshtuar shërbimet e policisë, që po asgjesonin sipërfaqet e konstatuara të kultivuara me bimë narkotike në këtë zonë.Po ashtu nga hetimet e deritanishme, 19-vjeçari dyshohet dhe si një nga autorët që kanë qëlluar me armë zjarri Helikopterin e Policisë.Po kështu nga ana e policisë është bërë ndalimi me iniciativë i shtetasit Gjon Bungu, 52 vjeç, banues në Fshatin Plan, Komuna Pult. Ky shtetas dyshohet se duke qenë me detyrën e Kryeplakut të Fshatit Pult, nuk ka zbatuar ligjin për të njoftuar organet e policisë për kultivimin e bimëve narkotike në fshatin e tij.Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/daSShdpx218?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]