Po transportonte shtetas të huaj pa dokumenta por është arrestuar nga policia e Lushnjës. Ai është shtetasi pakistanez Sayed Sh 30 vjeç i cili jeton me leje ne Shqipëri

por që në makinen e tij kishte disa shtetas të tjerë po pakistanezë që po i transportonte dhe që kishin hyrë nga shteti grek.

Në njoftimin e policisë së Qarkut Fier thuhet se: Nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit pakistanez: Syed Sh., 30 vjeç, aktualisht banues me leje qëndrimi në Shqiperi , konkretisht në Elbasan.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i Çermës” Lushnje, është kapur me automjetin e tij tip “Volksëagen” duke transportuar 4 shtetas të tjerë Pakistanez të cilët kanë hyrë ne kufirin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të paligjshme nga shteti Grek nëpërmjet kufirit të gjelbër të Kakavijës. Për katër shtetasit Pakistanez filloi procedimi penal në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri” dhe “Kalim Paligjshëm i Kufirit”.

Artikulli paraprakDHUNOI GRUAN DHE VJEHRREN, ARRESTOHET 41 VJEÇARI
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 113 KG HASHASH, ARRESTOHET SHOFERI