Një efektiv i Policisë së Tiranës është prangosur nga kolegët e tij.

Sipas burimeve zyrtare, mësohet se efektivi i Komisariatit nr. 2, B. H., vjeç 47, banues në Tiranë, me detyrë trup shërbimi, u arrestua pasi, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Drejtoria e SHÇBA Tiranë

Më datë 23. 09. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., vjeç 47, banues në Tiranë, me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pasi në rrugën “Pandi Dardha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Lancia”. Neni 291 i Kodit Penal.