Pronari i një lokali nate në Tiranë u vu në pranga nga policia, pasi akuzohet se shpërndante kokainë në lokal për klientët.

Në operacione dhe kontrolle të befasishme nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, “Shqiponjat”, ”Forcat e Operacioneve dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve, u arrestuan edhe 9 persona të tjerë në kryeqytet për vepra të ndryshme penale.

Në orët e para të mëngjesit në lokalin me pronar dhe menaxher me inicialet Sh.I, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve gjetën në banak të fshehura 11 doza kokainë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy telefona celular dhe një automjet.

Pronari 45-vjeçar me inicialet Sh.I banues në Kamëz, do të akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”.

Sipas policisë, pronari i lokalit është i dënuar më parë për veprën penale të “Mashtrimit”. Në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, F. G., dhe një vajzë me inicialet D.K.

Si rezultat i operacionit “Fundjava” tek Sheshi ‘Nënë Tereza’, nga kontrolli i ushtruar nga Forcat “Shigjeta”, në një çantë dore brenda në automjet, në pronësi të drejtuesit të automjetit A.Z, 26 vjeç, banues në Tiranë, është gjetur një armë zjarri pistoletë, e markës “Glock”, pa leje.

I riu u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Nga komisariati numër 1 u arrestuan dy të kërkuar, D. R., 45 vjeç banues në Tiranë dhe G.M.,38 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë.

Ata kërkoheshin për veprat penale ‘’Plagoje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim‘’ dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më 9 maj 2019, mbi kopshtin Botanik në Tiranë, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup, duke e plagosur rëndë një person me inicialet G. H.

Gjithashtu po gjatë kontrolleve nga Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë Tiranë u kapën dhe u ndaluan edhe 6 persona të tjerë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, konkretisht

I.M., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”,
A S, për veprën penale “Dhuna në familje”,
A.S, për veprën penale “Mashtrimi”.
R K, për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”,
Sh.K. për veprën penale “Vjedhja”,
A.K., për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike

Artikulli paraprakDY SHQIPTARË ARRATISEN NGA BURGU ITALIAN
Artikulli tjetërEVERESTI, MALI I “VDEKJES”: VDESIN 10 PERSONA GJATË NGJITES NË MAJËN MË TË LARTË TË BOTËS