Një 27 vjeçar është arrestuar në Durrës me letërporosi nga Gjermania pasi akuzohet se është bashkëautor në grabitjen e 25 banesave në rajonin Bochum, Gjermani.

Djali i identifikuar me inicialet A.L, 27 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës dhe ishte dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave”.

Ai ishte shpallur person në kërkim europian person nën hetim, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”, kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal” parashikuar nga legjislacioni gjerman dhe nga nenet 287/1, 134/3 dhe 333/a të Kodit Penal Shqiptar.

Ndaj tij u regjistrua procedimi penal nr. 39/ viti 2019, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer rreth 25 vjedhje banesash në rajonin Bochum, Gjermani, ku kanë përvetësuar sasi të konsiderueshme parash, bizhuteri, orë të markave të shtrenjta, paisje elektronike etj.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, iu sekuestruan disa dokumenta për transferta parash nga Gjermania në Shqipëri, orë të markave të shtrenjta, telefona celularë, bizhuteri si dhe një automjet.

Policia e shtetit informon se aktiviteti kriminal i këtij grupi shtrihet në periudhën kohore 2015-2018 në dhjetë rajone në Gjemani.
“Në bashkërendim me organet ligjzbatuese të rajonit të Bochumit, Gjermani, Task Forca “Anti – Skifter” dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë,

po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtij grupi të strukturuar, ku deri tani është provuar se ka kryer 25 vjedhje banesash, por dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në këtë rajon.”

Operacioni- Operacioni u krye nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe Task Forca “Anti – Skifter” në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale si dhe Komisariatin e Policisë Durrës

Artikulli paraprakE KAP KORRENTI NË SHTYLLËN ELEKTRIKE, VDES 35-VJEÇARI
Artikulli tjetërPROKURORIA KËRKON 1.6 VITE BURG PËR ISH-GJYQTARIN ADMIR THANZA