Një shqiptar dhe dy italianë nga provinca e Catanias janë arrestuar mbrëmë rreth orës 23 nga karabinierët që ishin duke kryer shërbim kontrolli në periferi të Palermos.

Gjatë kontrolleve, karabinierët janë përballur me treshen, e cila nuk ishte e panjohur për ta, pasi të tre ishin përgjegjës për vjedhjen e një shtëpie, pasi kishin thyer dritaren me mjete të forta.

Shqiptari i arrestuar është Arion Biba, 28 vjeç, (i pari) rezident në San Giuliano Milanese, provinca e Milanos, ndërsa dy italianët janë rezidentë në Catania.