Policia greke ka vënë në pranga shqiptarin e 3-të të arratisur mëngjesin e 3 qeshorit nga Drejtoria e Transferimit të Petros Rallis në Athinë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari është i moshës 35-vjeçar, ndërsa nuk e kanë zbuluar emrin e tij.

35-vjeçari ishte anëtar i një grupi grabitësish dhe mori pjesë, ndër të tjera, në vjedhjen e shtëpisë së Lefteris Pantazis.35-vjeçari u gjet në një rrugë në zonën e “Nea Smyrna”.

Disa ditë më parë u arrestuan 2 pjestarë të tjerë të grupit, që u arratisën mëmngjesin e 3 qershorit, ndërsa tashmë në arrati është “Titi”, vrasësi i vrasjes së kuzhinierëve në Kesariani në vitin 2012, i cili konsiderohet nga policia si më i rrezikshmi

Artikulli paraprakNDALOHEN 4 POLICË KUFITARË TË QAFË BOTËS
Artikulli tjetërBURG PËR USHQIMET FALSE,KUVENDI DISKUTON RREGULLAT E REJA