Arrestohet shqiptari që shfrytëzonte femrat për prostitucion.

Gjatë operacionit “Pinoku” në prangat e policisë italiane në Trento dhe Lavis u vunë 6 persona. Njëri prej të arrestuarve është shqiptari Eduart Abdushi, i lindur në vitin 1983 i cili jeton në Bagnolo. Ai u dërgua në burgun e Cremonës pasi akuzohet për shpërndarje droge dhe shfrytëzim prostitucioni si tutor. Së bashku me Emilian Nicolai Resmerita, 32 vjeç, shqiptari kishte prostituuar disa vajza të reja nga Evropa Lindore dhe veçanërisht nga Moldavia. Ata merreshin për çmimet e shërbimeve dhe i ofronin vajzave rroba, ushqim dhe prezervativë së bashku me venidn ku ato do të kryenin aktivitetin seksual me klientët e tyre

Artikulli paraprakME MASKA DHE LEVA HEKURI, GRABITEN MIJËRA EURO NË NJË BANESË
Artikulli tjetërPOLICIA AKSION KUNDËR LYPSARËVE, MES TYRE SHUMË SHQIPTARË