Një 57 vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë në Përmet. Shtetasi i identifikuar si Njazi Çaushi është dënuar me një vit e njëmbëdhjetë muaj burg si trafikant i lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë

 

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet u bë ndalimi i shtetasit në kërkim:
– Njazi Çaushi, 57 vjeç, banues në Përmet.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së parë Përmet me vendim nr.51, datë 20.09.2018 e ka dënuar me një vit e njëmbëdhjetë muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme.