23 VJEÇARI NGA LUSHNJA, KAPET NË M.MADHE DUKE I TRANSPORTUAR. Ka tentuar te kalonte kufirin shqiptar, ne drejtim te malit te zi si kalndestine se bashu me 7 shtetas siriane por eshte arrestuar nga policia e shkodres. Behet fjale per 23 vjecarin Nandi LESHI, nga Lushnja i cili eshte arrestuar kete te marte. Sipas policise se shkodres behet me dije se shërbimet e Kufirit të Drejtorisë Qarkut Shkoder në bashkepunim me forcat e Komisariatit Malsis Madhe zhvilluan nje operacion kunder klandestineve duke bere te mundur kapjen ne flagrancë te shtetasit Nandi LESHI, vjec 23, banues ne Lushnje, në vendin e quajtur Ura Hotit ne afersi te vijes kufitare duke bllokuar automjetin e tij tip mikrobuz Ford me targe KJ 7193 A, me 7 (shtate) shtetas te huaj Sirian.

Ky nuk eshte rasti i pare ku shtetas siriane apo edhe nga vende te tjera nga Azia synojne te kalojne tranzit nga Shqiperia ne drejtim te malit te zi, ku si destinacion i fundit jane vendet e bashkimit europian ku keto shtetas kerkojne azil poltiik  nisur nga situata e tensionuar qe ndodhet ne vendet ku ato jetojne dhe punojne.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/eQyI0UdEHuc?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]